Flash News

Ditari i Opozitës

Incident para takimit të Ramës në Fier, LSI: Bashkia po na heq banderolat, është e paligjshme

Incident para takimit të Ramës në Fier, LSI: Bashkia po na heq
Kejdi Mehmetaj në zyrat e Bashkisë Fier

LSI akuzon bashkinë e Fierit se ka hequr në mënyrë të paligjshme banderolat e kësaj force politike, megjithëse ka një kontratë të nënshkruar mes palëve.

Një prej banderolave është hequr në sheshin, ku pritet që sot kryeministri Edi Rama të zhvillojë një takim elektoral në qytetin e Fierit.

Kandidatja për deputete e ketij qarku, Kejdi Mehmetaj ishte në zyrat e Bashkisë për të sqaruar këtë problem, por nuk është pritur nga kryebashkiaku Armando Subashi.

Mehmetaj kërkon ballafaqim dhe një përgjigje nga ana e bashkisë se, në cilin ligj është bazuar për të kryer një veprim të tillë.

Të fundit