Flash News

Ditari i Opozitës

Iu ndalua hyrja në Britani, Berisha paralajmëron padi: Do bëj atë që këshillojnë ekspertët!

Iu ndalua hyrja në Britani, Berisha paralajmëron padi: Do bëj

Pasi e ndau vet lajmin se nuk i lejohet të hyjë në Mbretërinë e Bashkuar, kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se do ta mbrojë dinjitetin e tij dhe të shqiptarëve.

Për hapat e mëtejshëm, ai tha se do të këshillohet me ekspertë ligjorë, duke paralajmëruar padi, si në rastin e Sekretarit amerikan Antony Blinken.

“Do të bëj atë që do këshillohem me ekspertë ligjorë. Di këtë që vendi më i përshtatshëm për të paditur me shpifje është Britania e Madhe. Di që Britania e Madhe është anëtare e Këshillit të Europës. Pra, juridiksioni i Strasburgut është i plotë. Nuk mund të them hapin e tretë pa më këshilluar këshilltarët ligjorë. Sigurisht, përveç hapave ligjorë, nuk kam çfarë hapash të marr”, deklaroi kryedemokrati.

 

Të fundit