Flash News

Ditari i Opozitës

"Je përgjegjës për jetët e humbura", Basha i përgjigjet Ramës për 'Shtëpinë e Verdhë': Po bën zëdhënësin e Beogradit

"Je përgjegjës për jetët e humbura", Basha i

Pasi kryeministri Rama i kërkoi liderit të opozitës, Lulzim Bashës, që të përgjigjej për dosjen e Dick Marty për ‘Shtëpinë e Verdhë’, ka ardhur edhe reagimi i demokratit.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Basha shprehet se Rama po bën zëdhënësin e Beogradit, teksa sipas tij, kryeministri është përgjegjës për jetët e humbura nga COVID-19.

“Në vend që të bëjë detyrën, Edi Rama bën zëdhënësin e Beogradit. Ai është përgjegjës për jetët e humbura dhe shëndetin e shqiptarëve. Të sëmurët dergjen nëpër ambulanca sepse spitalet janë mbushur plot. Pasi shkatërroi ekonominë ai ka humbur kontrollin mbi pandeminë”, shkruan Basha.

 

Të fundit