Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi: Basha ka përfituar shumë nga LSI, ‘tërheqja’ e aleatëve? Vendosën të qëndrojnë larg

Këlliçi: Basha ka përfituar shumë nga LSI,

Komisioni i Rithemelimit zbardhi sot logon e koalicionit “Shtëpia e Bardhë” me LSI-në dhe marrëveshjen e arritur mes palëve. LSI dorëzoi në KQZ edhe kërkesën për regjistrimin në zgjedhjet e 6 marsit.

PD zyrtare iu përgjigj me një reagim koalicionit duke e quajtur “zyrtarizim të partisë së vjetër Meta-Berisha-Rama”. Deputeti dhe anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Belind Këlliçi, tha se Lulzim Basha është ai që ka përfituar më shumë nga koalicioni me LSI.

“Kjo është marrëveshje e jonë, në 25 prill LSI ishte në betejë për të bërë Bashën kryeministër. Nuk ka përfitues më të madh se Basha nga koalicioni me LSI. Tani bashkohemi përballë Rama –Basha. Përfituesi më i madh i koalicionit me LSI është Basha është bërë ministër i Brendshëm, kryetar bashkie në Tiranë, që i shtroi rrugën për të marrë PD. Dhe sa herë, si ka qenë në koalicion me PD përfituesi është Basha”, deklaroi Këlliçi.

Ajo çka u vu re ishte mungesa e aleatëve që sipas Këlliçit vendosën të mos regjistrohen në këtë proces zgjedhor.

“Kanë patur diskutime por në momentin që refuzon fraksioni i vulës të zgjidhë krizën, kanë vendosur të qëndrojë larg dhe të mos regjistrohen fare në këtë proces zgjedhor. Unë do të doja të ishin regjistruar por mesa duket presin 6 marsin”, tha Këlliçi.

Aktualisht, e vetmja parti që iu bashkua koalicionit përveç LSI-së, është Partia Demokristiane me kryetar Nard Ndokën. Vetë Ndoka e pranoi dje publikisht gjatë një interviste se do të ishte pjesë e koalicionit të Berishës.

Të fundit