Flash News

Ditari i Opozitës

Kokalari nga ‘Foltorja’: Basha pret që firmat t’ia çojnë në krevat, më 11 dhjetor do të shkarkohet

Kokalari nga ‘Foltorja’: Basha pret që firmat t’ia

Aktivistja Evi Kokalari i është bashkuar edhe sit ‘Foltores’ së ish-liderit Sali Berisha në qytetin e Sarandës. Kokalari hodhi akuza mbi sekretarin e Përgjithshëm Gazment Bardhi dhe deputeten Grida Duma, duke iu drejtuar se nuk e kanë fituar pozicionin e tyre në mënyrë demokratike.

Ajo theksoi se Basha do të largohet nga posti i kryetarit ditën e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar më 11 dhjetor.

“Arsyeja e humbjes së tij është dualizmi që ai ka pasur me kunatin e tij. Gaz Bardhi dhe Grida Duma nuk duhet të jenë në pozicionet që duhet të kenë. I morën pozicionet në mënyrën më jo demokratike dhe dalin e thonë se mënyra se si po thirret Kuvendi nuk është e duhura. 4.200 firma janë në zyrën e Edi Palokës. Basha pret t’ia çojnë në krevat që t’i numërojë. Se do iki më 11 dhjetor. Më 11 dhjetor do shkarkohet Basha”, u shpreh Kokalari.

Të fundit