Flash News

Ditari i Opozitës

Kokalari: PD u themelua nga burra si Berisha dhe Azem Hajdari, po shkatërrohet nga Basha e Bardhi

Kokalari: PD u themelua nga burra si Berisha dhe Azem Hajdari, po

Aktivistja Evi Kokalari, teksa deklaroi se kjo do të jetë ‘Foltorja' e saj e fundit, u shpreh se Partia Demokratike është krijuar nga burra si Sali Berisha dhe Azem Hajdari, e tani Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi po e çojnë drejt shkatërrimit.

“Kjo është “Foltorja” ime e fundit meqë nisem nesër dhe uroj t’ju shikoj më 11 Dhjetor kur do të shkarkojmë Lulzim Bashën. Gjithashtu dua të falënderoj zotin Berisha që vërtet më ka dhënë këtë platformë të flas pa asnjë limit, nuk më ka limituar asnjëherë dhe kjo ka ka treguar seriozitetin e tij për ta çuar Partinë Demokratike në një të djathtë të kulluar dhe shumë larg nga PD që njohim sot dhe nga kryesia e PD që njohim sot. Personalisht dua t’i kujtoj Grida Dumës që Partinë Demokratike e krijoi dhe e themeloi burra si Sali Berisha dhe Azem Hajdari dhe duan ta shkatërrojnë burra si Lulzim Basha dhe Gazmend Bardhi. Një problem që shoh këto kohët e fundit është që analistët e Edi Ramës si Mero Baze dhe Batoni janë duke i ardhur në ndihmë Bashës. Diçka që duhet të dini është të kuptoni që Lulzim Basha duhet të ikë nga kryesia e PD”, tha Kokalari.

 

Të fundit