Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Konferenca e përjavshme, 4 pikat kryesore të fjalës së Berishës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha zhvilloi sot një konferencë për mediat, ku u ndal në një sërë çështjesh, por fokusin kryesor e pati protesta e 7 korrikut.
Protesta e 7 korrikut
Berisha u shpreh se kjo do të jetë një protestë madhështore, duke theksuar se qeveria ka nisur të trembet nga 7 korriku. Ai iu bëri thirrje qytetarëve të ngrihen në protestë, ndërsa e krahësoi qeverisjen e Edi Ramës me atë të një autokrati. Sipas tij, qeveria po vjedh qytetarët me rritjen e çmimeve, ndërsa shtoi se kompanitë e afërta me Ramën po përfitojnë.
“Ky popull po injorohet nga regjimi autokratik i Edi Ramës. Njëlloj si një diktaturë e vërtetë. Akti i djeshëm në Parlament tejkalonte edhe imagjinatën. Dje Edi Rama me ligj vendosi që qindra milionë euro të fituara duke pirë gjakun e shqiptarëve me borde shushunja, duke rritur çmimet, qindra milionë euro që u fituan nga shtimi i të ardhurave të taksës së vlerës së shtuar për shkak të rritjes së çmimeve, në vend që t’u riktheheshin atyre që kanë problem kafshatën e gojës, në vend që t’u riktheheshin atyre që nuk blejnë dot ilaçet për shkak të çmimeve, në vend që t’u riktheheshin atyre që po u falimentojnë bizneset dhe fermat, Edi Rama i shpërndau me klientelën e tij, ua dha një grupi kompanish ndërtimi të cilat kanë fituar tendera sipas ligjit të ri të korrupsionit me 99.99% të vlerës, si kurrë ndonjëherë.
Ata të cilët kanë fituar tenderat, pra me çmimet më maksimale, ata po marrin bonusin e ri. Natyrisht për ta ndarë me Ramën dhe qeveritarët e tij. Nuk ka akt më cinik, më çnjerëzor se ky. Si mund të bëhet kjo? Si mund të ndodhë kjo? Ti këto para që dolën nga rritja e çmimeve, të cilat janë në vetvete dhimbje, djersë dhe sakrificë e madhe e njerëzve që punojnë, duhet të bëje gjithçka që t’ua riktheje një pjesë të madhe atyre, dhe jo klientelës”, tha Berisha.
Negociatat
Kryetari i PD-së komentoi në konferencën e përjavshme mundësinë e hapjes së negociatave me BE-në dhe ndikimin që do ketë një vendim i tillë te protesta. Berisha tha se ky vendim nuk do e pengojë protestën, madje do e motivojë.
“Përkundrazi. Do ishte një frymëzim i madh për protestën. PD ka bërë thirrje dhe bën thirrje për hapjen e negociatave. Po pse? Sepse në procesin e negocimit, fuqia e BE-së do mund të ndihmojë shumë më fuqishëm në rrënimin e regjimeve autokratike
Sot ka një konsensus universal që regjimi i Tiranës është një autokraci elektorale. Prandaj kam bërë dhe do bëj thirrje që BE të hapë negociatat, edhe nëse Maqedonia dhe Bullgaria të mos bien dakord.
Nuk është produktive binjakëzimi. Nuk kam qenë dhe nuk jam as tani. Nuk arrij ta konceptoj. Vendet janë vende të pavarura dhe të veçanta.
Le të urojmë se vendimi i Bullgarisë t’i japë përgjigjen më të mirë dhe të shpresojmë që edhe Maqedonia e Veriut të arsyetojë se zhbllokimi i procesit ka qenë një vullnet i mire. Hapja e negociatave do e motivojë edhe më shumë protestën,” tha Berisha.
Legalizimi i kanabisit
Sa i përket legalizimit të kanabisit për qëllime mjekësore, kryedemokrati tha se kjo nismë është në zbatim të doktrinës së Sorosit, ndërsa deklaroi qëndrimin e tij kundër.
“Kategorikisht kundër. Për PD-në, legalizimi i kanabisit është krim dhe vetëm krim. Kjo do të thotë të shpallësh veten Eskobar i Europës. Edi Rama e bën këtë në zbatim të doktrinës së George Soros. Soros është miliarderi që i ka kërkuar OKB-së, së bashku me një president të Amerikës Latine, që të ndërpritet ccdo lloj lufte kundër drogave, pacaka se në SHBA vdesin çdo ditë 273 persona nga droga.
Edi Rama tani, në zbatim të kësaj praktike, deklaron se po legalizon kanabisin. Kjo është një damkë e madhe që i bëhet vendit. Kjo është një mbështetje e fuqishme për krimin dhe pas kësaj ai ka deklaruar se do pyesë PS-në nëse do lejojë haptas përdorimin e saj”, tha Berisha.
Vrasja në Elbasan
Lideri demokrat u ndal te ngjarja e rëndë e Elbasanit në prag të zgjedhjeve të 25 prillit, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani. Berisha nuk hodhi akuza vetëm për policinë, eksponentë të mazhorancës, por edhe për deputetin demokrat, Gazment Bardhi.
“Ngjarja e Elbasanit është një nga ngjarjet më të rënda kriminale të këtij vendi, ku rezulton se është i implikuar vetë kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, ministri i Brendshëm, Blendi Çuçi, drejtori i Përgjithshëm i policisë, Ardi Veliu.
Janë të implikuar dy zëvendësdrejtorët. Janë të implikuar prokurorët dhe pa asnjë diskutim në rrafshin politik, njeriu më përgjegjës është Taulant Balla. Përgjegjësi ka për ngjarjen jashtë çdo dyshimi Gazment Bardhi.
Nuk e njihja Arbër Paplekajn, por çdo njeri që kishte pasur ta njihte, fliste vetëm fjalët më të mira për të. Ai kishte qenë një oficer në Afganistan në misione të rëndësishme. Kjo përbënte një garanci që ai të mos përdorte kurrë armën në qytet jashtë kushteve të vetëmbrojtjes. Nuk ishte njeri i pamësuar me armën.
Çfarë doli tani? Doli që në anën lindore të rrugës, karshi tij, ishin tuta revolesh që po qëllonin. Çka shpjegon pse qëlloi Arbër Paplekaj. Ai qëlloi në vetëmbrojtje. Kam shprehur që atë ditë edhe sot, keqardhjen për vrasjen e Pjerin Xhuvanit.
Faktikisht Pjerin Xhuvanin e vranë për së dyti, Taulant Balla, Gaz Bardhi, Edi Rama dhe Ardi Veliu, sepse donin ta mbyllnin çështjen Paplekaj-Xhuvani. Nuk ishte çështja Paplekaj-Xhuvani, aty mund të kishim pasur katër të vdekur.
Gaz Bardhin e keni dëgjuar të flasë ndonjëherë? Është në burg Paplekaj. E ngrita disa herë çështjen, ai heshti. Ai ishte në shtabin e Gaz Bardhit. Kishte shkuar atje për të dhe u krijua një komision parlamentar dhe çështja e Elbasanit do hetohej dhe Gaz Bardhi duhej të kërkonte hetimin e plotë. Por ky është komisioni i vetëm që nuk funksionoi asnjë ditë. E braktisën Arbër Paplekajn”, tha Berisha.
Ky i fundit foli edhe për menaxhimin e Pallatit të Brigadave.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38

