Flash News

Ditari i Opozitës

Konfiskimi i pronave të Mahmutajt, Berisha: U bë fiks pas Kuvendit, SKAP-i është i partisë

Konfiskimi i pronave të Mahmutajt, Berisha: U bë fiks pas Kuvendit,

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Posaçme, e cila ka konfiskuar disa pasuri në emër të deputetit të Partisë Demokratike në qarkun e Beratit, Kasëm Mahmutaj.

Në një konferencë me gazetarët, Berisha tha se vendimi erdhi menjëherë pas Kuvendit të 30 prillit dhe në një ditë pushimi, megjithatë shtoi se po e ndjek rastin me vëmendje dhe PD është për zbatimin e ligjit.

“Por e ndjekim me vëmendje zhvillimin. Bëhet fiks menjëherë pas Kuvendit dhe në një ditë pushimi. Por, duke qenë e qartë se SKAPI është i partisë siç e konsideron Rama, ne do ndjekim më vëmendje çdo zhvillim, natyrisht jemi për zbatimin e ligjit. Ne jemi për zbatimin objektiv dhe të paanë të ligjit”, tha Berisha.

Të fundit