Flash News

Ditari i Opozitës

Kreu i ri i SPAK, Berisha: Braho u zgjodh në përputhje me Kushtetutën

Kreu i ri i SPAK, Berisha: Braho u zgjodh në përputhje me

Kryetari demokrat Sali Berisha komentoi zgjedhjen e Klodian Brahos në krye të Prokurorisë së Posaçme.

Berisha tha se ndryshe nga Altin Dumani, Braho u zgjodh në përputhje me Kushtetutën. Kryedemokrati akuzoi KLP-në për mizogeni, pasi e vetmja Doloreza Musabelliu, e vetmja kandidate femër për drejtimin e SPAK, nuk mori asnjë votë.

“Në konferencën e shtypit para tre ditësh më pyetën dhe komenti im ishte ky. Në dallim nga paraardhësi i cili e mban atë vend çdo ditë në kundërshtim me Kushtetutën, ky u zgjodh në përputhje me Kushtetutën me 7 vota.

Famozi KLP ishte mizogen,  a mund të kuptosh ti, ju pyes unë ju zonja, që ato zonjat e KLP-së, Mandri dhe ajo Bogdani, të mos i japin një votë të vetmes përfaqësuese të grave dhe vajzave, që arriti të kualifikohet për vlerësim. E lanë pa asnjë votë. Mizogeni e plotë. Më shumë se mizogeni”, tha Berisha.

Të fundit