Flash News

Ditari i Opozitës

Kritikat e Ramës ndaj kryebashkiakëve, Basha: Mund të bësh koka turku bedelët e tu, por peshku qelbet nga koka

Kritikat e Ramës ndaj kryebashkiakëve, Basha: Mund të bësh

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar pas kritikave të kryeministrit Edi Rama ndaj kryebashkiakëve, lidhur me korrupsionin dhe prokuriomet publike dhe iu bëri të qartë se do të shkojnë të vetëm para drejtësisë nëse futin duart në xhepat e shqiptarëve.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha i drejtohet Ramës se mund të lajë duart me një kryebashkiak të korruptuar, apo të bëjë koka turku bedelët e tij, por shqiptarët e dinë mirë se peshku qelbet nga koka.

"Mund të lash duart me një kryebashkiak të korruptuar apo të bësh koka turku bedelët e tu në atë sallë, por shqiptarët e dinë mirë se PESHKU QELBET NGA KOKA!" shkruan Basha.

Kryedemokrati ka publikuar dhe raportin e Bankës Botërore dhe Banka Europiane për Zhvillim, ku Shqipëria renditet e dyta në botë për nivelin e rryshfetit, duke u kaluar vetëm nga Zambia.

Të fundit