Flash News

Ditari i Opozitës

Kryemadhi replikon me Metën: Të mos bëhet propagandë me fjalën nepotizëm

Kryemadhi replikon me Metën: Të mos bëhet propagandë me

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, foli në Konventën Kombëtare të kësaj partie.

Kryemadhi tha se 5 prioritetet e Ilir Metës nuk janë një gjë e re, teksa prezantoi propozimet e saj.

"I qëndroj fort dy propozimeve të mia për buxhetimin e buxhetit të grave kandidate për deputete dhe këshill bashkiak. E nevojshme për gratë dhe vajzat jo vetëm në PL. Sot, ku gjendemi përballë krimit, për një grua është e vështirë për të kandiduar. Propozimi është bërë për 30%, po të jetë vullneti të çohet edhe 50%-70% do jetë mirë. Jam partizane e buxhetimit në varësi të numrit grave dhe vajzave në listën e kandidateve për deputete dhe këshill bashkiak.

Të mos bëhet propagandë me fjalën nepotizëm. Në parti ka të bëjë meritokracia. Në pushtet vendoset me emërim, emëron kryetari jo në parti. Edhe në PL ka ardhur koha, i shtoj pikën e konfliktit të interesit. Anëtari i PL nuk mund të propozojë individë që kanë konflikt interesi, që përfitojnë prej njëri-tjetrit. Ky rregull zbatohet edhe individët e PL që do të propozojnë në pushtetin legjislativ. Ju ftoj të votoni të lirë. E rëndësishme të votoni atë që është më e mirë PL për ta forcuar dhe strukturuar", tha Kryemadhi.

 

Të fundit