Flash News

Ditari i Opozitës

Kush do ta drejtojë PD-në pas 30 prillit? Berisha tregon planin

Kush do ta drejtojë PD-në pas 30 prillit? Berisha tregon planin

Në konferencën që mbajti për mediat, ish-kryeministri Sali Berisha u pyet se kush do ta drejtojë Partinë Demokratike pas Kuvendit të 30 prillit.

Berisha tha se do të jetë Kryesia e PD-së që do të drejtojë këtë parti, deri në zgjedhjen e kryetarit të ri. Ai shtoi se do të zgjidhet edhe Këshilli i ri Kombëtar.

“Unë besoj se nuk do të vazhdojë me Komisionin e Rithemelimit, por do të zgjidhet Këshilli Kombëtar, që do të zgjedhë Kryesinë dhe ajo do të jetë deri në zgjedhjen e kryetarit. Besoj se kjo do të jetë. Kryetari do të zgjidhet fill mbrapa. Për një kohë do të zgjidhet Kryesia”, tha ai.

 

Të fundit