All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

“Ky regjim është në shkërmoqje”, Berisha njofton vijimin e ‘Foltoreve’

All - Paragraf - 1

“Ky regjim është në shkërmoqje”, Berisha njofton

Kreu i PD Sali Berisha ka njoftuar vijimin e ‘Foltoreve’ vitin e ardhshëm.

All - Paragraf - 3

Pasi përmbylli ‘foltoren’ e mbajtur para Kryeministrisë, Berisha tha se do ta nisin vitin me protesta, pasi ky regjim është duke u shkërmoqur.

“Ne mbyllim sot protestën tonë për të filluar vitin po me protesta. Kudo që shkoj gjej një vendosmëri absolute për t’u ndarë me këtë të keqe sa më shpejt. Shqiptarët presin me padurim largimin e kësaj bande nga pushteti. Iu garantoj ju se opozita është sot më e fuqishme se kurrë.

Është sot më e vendosur se kurrë të përmbushë misionin e saj. Askush nuk duhet të harrojë se forca e idealeve është më e madhe se e të gjitha armëve. Se ata që qëndrojnë për ideale janë të pamposhtur dhe fitojnë. Se këtij regjimi, çdo ditë dhe çdo orë që kalon, ky regjim është në shkërmoqje, është në kalbëzim dhe në rënie”, deklaroi Berisha.

 

Të fundit