Ditari i Opozitës

Lirimi i protestuesve, Noka: Pasi iu turrën duke i dhunuar, i ndalojnë të dalin në vende publike

Lirimi i protestuesve, Noka: Pasi iu turrën duke i dhunuar, i ndalojnë

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka folur për mediat pas vendimit të Gjykatës së Tiranës, për të liruar 4 protestuesit e opozitës.

Noka tha se pasi iu turrën e i dhunuan, shpikën edhe një masë të re duke u ndaluar daljen në vende publike.

“Pasi iu turrën duke i dhunuar dhe marrë peng prej kaq ditësh, vetëm se protestojnë kundër hajdutërisë, sot në shtetin e Ramës nëse proteston kundër hajdutëve je i paligjshëm, nëse vjedh ke bekimet e autoriteteve. Masa e marrë nuk është dëgjuar në 33 vite.

U shpik një masë që nuk i lejohet të dilet në vende publike. Ndalohet e drejta e protestës, kemi të bëjmë me struktura të krimit të organizuar që janë turrur me çdo kusht të ndalojnë protestës. A gjykata policia apo shteti i Ramës nuk shpëton dot Veliajn apo ata që janë vjedhur, sepse do të përballen me opozitën. Veliaj do të kërrhet nga aty ku është sepse përfaqëson babëzinë”, tha Noka.

Të fundit