Flash News

Ditari i Opozitës

Maxhoranca dhe Kuvendi ‘i braktisën’, Alibeaj: Socialistët kanë bojkotuar 3 herë, po pengojnë

Maxhoranca dhe Kuvendi ‘i braktisën’, Alibeaj: Socialistët

Maxhoranca braktisi edhe sot mbledhjen e Komisionit Hetimor për Zgjedhjet e 25 Prillit.

Në një deklaratë për mediet kryetari i Komisionit Hetimor Enkelejd Alibeaj tha se kjo është hera e tretë që PS-ja bojkoton komisionit dhe sipas tij, kjo bëhet me qëllim që të pengojë punimet.

“Kanë bojkotuar 3 herë për të penguar punën e komisionit. Madje, Kuvendi ndërpreu edhe sinjalin televiziv, që ndërpritet vetëm kur përfundojnë punimet e komisionit. Sot duhej hetuar veprimtaria e patronazhistëve, u paraqit panorama e plotë e punës së tyre, u paraqitën të dhënat lidhur me shpërdorimin e parasë publike. Por, kjo është mënyra se si pushteti kërkon të vendosë pengesa për funksionimin e çdo komisioni hetimor”, deklaroi Alibeaj.

Megjithatë edhe pas largimit të socialistëve, opozita vijoi mbledhjen, e cila u pasua nga një incident mes Alibeajt dhe drejtoreshës së shërbimit në Kuvend Lefterie Luzi. Kjo e fundit i kërkoi Alibeajt të mbyllte mbledhjen pasi mungonte kuorumi i komisionit.

Pas largimit të Luzit, Kuvendi i ndërpreu edhe sinjalin e transmetimit të mbledhjes. Deputetët e transmetuan live përmes Facebook-ut në faqen zyrtare të Partisë Demokratike.

 

Të fundit