Flash News
Dhunoi për vdekje Egli Progën, Apeli lë në burg Denis Meçen
Policia apel qytetarëve: Kujdes nga aplikacioni “PLINKO”, skemë mashtrimi
Qeveria bën gati kompleksin e kullave për administratën
SPAK nis hetimet ndaj oficeres së policisë, mori 1 mijë euro ryshfet për të pushuar një çështje penale
Hetimi i SPAK për identifikimin biometrik, Celibashi: Kam zero shqetësim
Mbledhja e deputetëve të opozitës, Bardhi zbardh çështjet që u diskutuan
Kreu i grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi në një komunikim për mediat ka zbardhur tre çështjet e diskutimit në mbledhjen e deputetëve të opozitës.
"Për të dalë tek çështje konkrete të opozitës. Unë kam informuar grupin për vendimmarrjet e mazhorancës për të refuzuar të drejtën e opozitës për llogaridhënie e qeverisë për ngritjen e komisioneve hetimore për TIMS dhe abuzimet në kontrata koncesionare.
Kemi diskutuar që kjo është e papranueshme për opozitën t’i mohosh të drejtën për ngritjen e komisioneve hetimore. Jemi koshient për të shpëtuar grupin kriminal që me abuzimet po shpërdoron 420 milionë euro.
Jemi të ndërgjegjshëm qën nuk është në interesin e Edi Ramës që të hetohen personat që vodhën TIMS.", tha Bardhi.