Flash News

Ditari i Opozitës

Mbrojti ish-drejtoreshën e AKSH-t, Berisha: U implikua direkt, Rama të pranojë Komisionin Hetimor Parlamentar

Mbrojti ish-drejtoreshën e AKSH-t, Berisha: U implikua direkt, Rama të

Kreu i PD Sali Berisha ka komentuar deklaratën e Ramës për ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, për të cilën garantoi me bindje se do të dalë e pastër nga skandali.

Berisha tah se me mbrojtjen që Rama i bëri Karçanajt, në fakt, mbrojti edhe Linda Ramën, bashëkshorten e tij, duke u implikuar direkt në skandal.

Kryedemokrati i bëri thirrje kryeministrit të pranojë krijimin e Komisionit Hetimor Parlamentar ku të [araqitet dosja e dëshmive të Geron Meçes, të cilat fundosin jo vetëm Karçanajn, por edhe Linda Ramën.

Berisha: Mbrojti Lida Ramën, shkurt që ta kuptojnë qytetarët përgjigjen time. Edi Rama mbrojti atë që e quan gjysma e tij më e mirë.  Se Mirlinda ka zbatuar çdo urdhër, çdo porosi të Lindës së Surrelit dhe këtë e ka marrë vesh çdo njeri. E dinë të gjithë.

Ju garantoj se nga viti 2015 e gjer sot, famozin Armand Frangu e kam denoncuar me dhjetëra herë. Ja ku është lista e pafundme e denoncimeve. Tani, Armand Frangu është baxhanaku i Ramës dhe kunati i Lindës. Ky ka marrë dhe prandaj nga ata që e dinin mirë, nga Arben Ahmetaj që e njihte mirë këtë çështje, e quajti AKSHI-n, kopshti privat i Edi Ramës. Ky ka marrë me procedura sekrete, në kundërshtim me ligjin, qindra e qindra tendera. Nga Mirlinda që do të dalë si kristali.

Unë i bëj thirrje Ramës të pranojë krijimin e Komisionit Hetimor parlament, ku të paraqitet dosja në të cilën dëshmitë e Geron Meçes fundosin jo vetëm Lindën e AKSHI-t, por edhe Lindën e Surrelit. Të dyja.

Mbrojtja që ai i bën Mirlindës, është mbrojtja që i bën Lindës së Surrelit dhe është absolutisht dëshmi e implikimit të tij të thellë familjar në aferën e AKSHI-t. Po. Është implikim direkt i tij, dhe këtë e dinë të gjithë.

Të fundit