Flash News

Ditari i Opozitës

"Mbroni punën me votë", Vasili-Ramës: Skandaloz shantazhimi i misionarëve të arsimit

"Mbroni punën me votë", Vasili-Ramës: Skandaloz

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka raguar ndaj deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili u kërkoi arsimtarëve por dhe bluzave të bardha të mbrojnë pozicionin e tyre të punës me votë.

Sipas Vasilit është skandaloz shantazhi i bërë nga Rama, ndaj ju bën thirrje atyre ë të mos lejojnë të shantazhohen me 25 Prill.   

"Kërcënon misionarët e edukimit, ata që përgatisin brezat dhe të ardhmen e vendit, ata që përgatisin mijëra e mijëra djem dhe vajza, të rinj dhe të reja për të qenë me dinjitet, për të qenë me karakter, për të pasur kurajën që të përballen me të vërtetat dhe ti thonë ato, për të pasur kurajën për të vendosur për jetën e tyre e të mos vendosin të tjerët për ta, ai guxon ti shantazhojë me vendin e punës", u shpreh ndër të tjera Vasili në një dalje për median.

Sipas Vasilit, 26 prilli do të jetë dita e parë e një mënyre të re të të funskionuarit, të edukimit në njërën anë dhe shëndetësisë në anën tjetër, jashtë çdolloj presioni apo shantazhi politik, por që do të kenë vetëm një kërkesë: Të kryejnë siç duhet, ashtu siç e kanë bërë për vite me radhë, detyrën e tyre të shenjtë, e cila ka qenë një e mirë e paçmuar për të gjithë shqiptarët. 

Të fundit