Flash News

Ditari i Opozitës

“Më tha po nuk e përjashtove, fëmijët e mi do kenë pasoja”, Berisha tregon bisedën me Bashën: Si iu përgjigja

“Më tha po nuk e përjashtove, fëmijët e mi do

Ish kryeministri Sali Berisha ka rrëfyer një bisedë me ish kreun e PD, Lulzim Basha pasi u shpall ‘non grata’ nga SHBA.

Ndërsa ka nisur fushatën për kreun e PD nga Elbasani, Berisha tha se Basha i kishte parashtruar se nëse nuk e përjashton nga PD, ai do kishte pasoja për fëmijët e tij.

Berisha tregon se iu përgjigj duke thënë se pavarësisht pasojave të vendimit të tij, ai nuk e pranon turpin dhe nënshtrimin.

Shumë debate ka pasur mbi qëndrimin e Sali Berishës dhe jam i bindur se jo të gjithë e kanë pasur të qartë se ky qëndrim në mënyrë absolute kishte në themel si energji dashurinë për këtë vend dhe për këtë komb dhe kjo ishte forca ime.

E ka shpjeguar në keqinterpretim Lulzim Basha njëherë këtë gjë. Në një bisedë më të më pat thënë se nëse nuk e përjashton Berishën fëmijët e tij do kenë këto pasoja. Nëse nuk e përjashton, PD do ketë këto pasoja.

I them se edhe vendi do ketë, të gjitha le të bëhen se fëmijët e mi, PD, kombi im më të keqe kanë turpërimin, përçmimin dhe nënshtrimin nuk e pranoj kurrë. Cfarë ndodhi në këtë rast? Soros loboi fuqishëm kundër meje duke shfrytëzuar Edi Ramën. Jam i sigurt se Blinken nuk është anti-shqiptar, por Soros e Rama janë, referuar akteve që kanë bërë”, tha Berisha.

 

Të fundit