Flash News

Ditari i Opozitës

Mesazhi i Yuri Kim, Partia e Lirisë: Mbështetim thirrjet që dënojnë presionet e Ramës ndaj SPAK

Mesazhi i Yuri Kim, Partia e Lirisë: Mbështetim thirrjet që

Partia e Lirisë ka reaguar pasi SPAK nisi hetimet për kryetarin e kësaj force, Ilir Meta. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi shkruan në rrjetet sociale se PL mbështet thirrjet që dënojnë sulmet politike ndaj SPAK dhe Drejtësisë, duke iu referuar mesazhit të ambasadës amerikane.  

Mbështetim të gjitha thirrjet që dënojnë sulmet dhe presionet banale politike të Edi Ramës ndaj SPAK dhe Drejtësisë.

Partia e Lirisë është e vendosur për të ndihmuar dhe inkurajuar çdo ditë SPAK, siç po vepron, duke e furnizuar me prova të pakundërshtueshme dhe dokumenta origjinalë që provojnë botërisht vjedhjet e tmerrshme të Edi Ramës dhe bandës së tij, kryesisht nëpërmjet aferës së inceneratorëve.

Partia e Lirisë pret me durim që SPAK të veprojë pa vonesë ndaj kallëzimeve penale dhe që abuzuesit me taksat e shqiptarëve të marrin menjëherë ndëshkimin e merituar dhe të shumëpritur nga populli shqiptar.

I bëjmë thirrje Edi Ramës të heqë dorë nga cilësimet e SPAK, si krijesë të PS, siç bëri në Kongresin e Partisë së 9 majit kur tha ndër të tjera se: “SPAK-u nuk do ekzistonte po të mos ekzistonte kjo parti”, sepse të tilla kërcënime dhe shantazhe nga partia-shtet kompromentojnë rëndë funksionimin e drejtësisë së pavarur dhe të bazuar vetëm në ligj”, shkruan Blushi.

 

Të fundit