Flash News

Ditari i Opozitës

Meta akuza të forta Ramës: Nxit grupet kriminale të ndërmarrin akte, për të hequr vëmendjen nga korrupsioni

Meta akuza të forta Ramës: Nxit grupet kriminale të

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama.

Në një deklaratë për mediat, bashkë me deputetin Petrit Vasili, Meta u shpreh se qeveria dhe Rama nxitin grupet kriminale të ndërmarrin akte për të hequr vëmendjen nga korrupsioni.

Meta deklaroi se ka të dhëna për këtë.

“Ai ka qëllim që të shpikë konflikte. madje ka dhe të dhëna që kur ka ngjarje kriminale ku është e fokusuar qeveria e tij dhe ky vetë për korrupsion, nxisin dhe grupe kriminale për të bërë akte që të dalin të plan të parë kronika e ze, për të shpëtuar nga vëmendja. Mos u habisni nga këto gjëra”, tha Meta.

Kryetari i PL-së denoncoi Bordin e Transparencës si një mekanizëm që ka për qëllim të rrjepë xhepat e shqiptarëve. Meta u shpreh se të gjitha qeveritë e rajonit po ndërmarrin praktika për të ndihmuar qytetarët, ndërsa qeveria e Ramës nuk ndërhyn.

 

Të fundit