Flash News

Ditari i Opozitës

Meta ankimon në Gjykatën e Lartë masën e arrestit me burg

Meta ankimon në Gjykatën e Lartë masën e arrestit me burg

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i është drejtuar Gjykatës së Lartë për zbutjen e masës “arrest në burg” të caktuar ndaj tij me kërkesë të SPAK.

Avokatët e ish-presidentit kanë depozituar pranë kësaj gjykate ankimimin e masës i cili është regjistruar nga Gjykata e Lartë, dhe pritet të caktohet data e shqyrtimit.

Ndërkohë, GJKKO ka caktuar datën 25 shtator, ora 11:00, për zhvillimin e seancës së parë paraprake ndaj Metës dhe katër personave të tjerë të pandehur nga SPAK. Kërkesa do të shqyrtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila u përzgjodh përmes shortit elektronik.

Gjyqtarja Irena Gjoka do vendosë nëse çështja do kalojë për gjykim, do kthehet në SPAK për hetime të mëtejshme apo do pushohet.

SPAK ka mbyllur hetimet në korrik dhe ka kaluar dosjen në gjykim. Meta qëndron në burg që prej tetorit të vitit të kaluar, ndërsa Apeli i GJKKO-së konfirmoi masën e arrestit më 8 shtator, me arsyetimin se lirimi i tij do rrezikonte manipulimin e provave dhe intimidimin e dëshmitarëve.

Të fundit