Flash News

Ditari i Opozitës

Meta i bashkohet protestës: Të dorëhiqen ose të shkarkohen ministrat përgjegjës

Meta i bashkohet protestës: Të dorëhiqen ose të shkarkohen

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta bëri thirrje nga protesta për 7-vjeçaren që të dorëhiqen ose të shkarkohet ministrat përgjegjës për ngjarjen.

Meta u shpreh se vdekja e Jonadës është një ngjarje e përsëritur dhe e paralajmëruar, ndërsa i bëri thirrje qytetarëve të rrisin përgjegjësinë e tyre dhe të mblidhen të gjithë për të mbrojtur fëmijët dhe atdheun.

"Vetëm pak kohë më parë dy qytetarë u plagosën në Jalë, në rrethana të ngjashme dhe shumë aksidente të tjera. Asnjë masë nuk është marrë për të zbatuar ligjin, jo vetëm kaq por edhe cinizmi që thotë mos na e prisni imazhin e vendit me turizmin më të mirë në rajon. Zgjidhja është protesta, dorëheqja e gjithë ministrave përgjegjës dhe kryetarit të Bashkisë ku ka ndodhur ngjarja ose shkarkimi i tyre. Të vrasin frikën dhe të triumfojë liria. Familjet shqiptare janë në gjendjen më të rëndë nga ana ekonomike, nga problemet sociale, sa shumë të rinj të prekur nga fenomeni i drogës. Të rrisim përgjegjësinë dhe të mblidhemi të gjithë, që kjo situatë papërgjegjshmërie të marrë fund dhe të mbrojmë fëmijët e shqiptareve dhe atdheun nga një klikë e papërgjegjshme", tha Meta.

Të fundit