Flash News

Ditari i Opozitës

“Mos hajdeni në punë, evidentoni votuesit gri”, Denoncimi i Palokës: Pse nuk arrestohet Arben Isaku?

“Mos hajdeni në punë, evidentoni votuesit gri”, Denoncimi

Nënkryetari i PD-së dhe njëkohësisht drejtuesi politik në Qarkun e Durrësit, Edi Paloka ka publikuar mesazhin e ish-drejtorit të ALUIZNI-t në Durrës Arben Isaku drejtuar administratës. Isaku iu kërkon punonjësve të administratës që të mos shkojnë më në punë, por të identifikojnë elektoratin gri në qendrat e votimit dhe ta çojnë listën te ai.

Paloka pretendon se ai ka shkelur haopur ligjin dhe kërkon arrstimin e tij. Ky reagim i nënkryetarit të PD-së vjen pas arrestimit të një militanti të LSI-së ditën e sotme ku iu gjet një shumë e madhe parash dhe një fletë votimi.

"Kur do e arrestoje prokuroria kete dhe te tjeret si ky qe vazhdojne te shkelin hapur ligjin dhe Kodin ?
Arben Isaku, ish-drejtor i Aluiznit Durres, i arrestuar nje here per shperdorim detyre, sot koordinator i PS ne Durres!" shkruan Paloka.

Të fundit