Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Mziu pendohet për deklaratën e fortë: Kërkoj ndjesë para gjithë shqiptarëve, kisha emocione
Pas deklaratës së fortë se kushdo që blen vota dhe cënon integritetin e zgjedhjeve do ta pësojë si në Elbasan, kandidati i PD-së për Dibrën, Xhelal Mziu ka kërkuar ndjesë.
Përmes një prononcimi për mediat nga Dibra, ai tha se deklarata e tij erdhi si pasojë e emocioneve të forta, duke shfaqur pendesën.
"Me sinqeritetin më të madh, shpreh keqardhjen time dhe pendesën time për komentin tim të panevojshëm dje, për shkak të emocioneve të forta të momentit", ka thënë Mziu. Ky i fundit ka theksuar se është kundër dhunës dhe se mbështet zgjedhjet e lira.