Flash News

Ditari i Opozitës

Shit-blerja e votave, Mziu bën deklaratën e fortë: Çdo person i dyshimtë do ta pësojë njësoj si ai i Elbasanit

Shit-blerja e votave, Mziu bën deklaratën e fortë: Çdo
Kandidati i PD në Dibër, Xhelal Mziu

Nisur nga ngjarja e një dite më parë në Maqellarë, kandidati i PD-së në këtë qark, Xhelal Mziu ka bërë një deklaratë "të pazakontë". Gjatë një takimi elektoral ai iu kërkoi qytetarëve të denoncojnë çdo rast të blerjes së votës, ndërsa paralajmëroi se çdo person që tenton do ta pësojë, si në ngjarjen e Elbasanit.

Kujtojmë që dy ditë më parë në Elbasan u vra Pjerin Xhuvani dhe mbetën të plagosur katër persona të tjerë, pas një konflikti për qëllime politike. Ndërkohë një ditë më parë në Maqellarë, u ndalua një makinë brenda së cilës kishte para, që sipas përfaqësuesëve të PD-së në këtë zonë, do shpërndaheshin në këmbim të votës.

Referuar këtyre ngjarjeve, Mziu ka deklaruar se, “Kemi ngritur grupet e gatshme. Nga sot e në vazhdim, çdo person i dyshimtë që lëviz në lagjet tuaja, mjafton një telefonatë dhe ai do ta pësojë njësoj si ai i Elbasanit”.

Të fundit