Flash News

Ditari i Opozitës

Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, Berisha: Trashëgimia e tij e ndritur do jetojë përgjithmonë

Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, Berisha: Trashëgimia e tij e

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas ndarjes nga jeta të regjisorit të njohur shqiptar Dhimitër Anagnosti. 

Në një postim në rrjete sociale, Berisha ka shprehur ngushëllimet e tij ndërsa e përshkruan Anagnostin si një “kollos i regjisë, filmit dhe skenarit, intelektual i shquar i kombit, ish-ministër i aftë dhe dinjitoz, atdhetar, prind, bashkëshort e qytetar shembullor”.

Kreu i PD-së shton ndër të tjera se trashëgimia e ndritur e Anagnostit do të jetojë përgjithmonë.

Reagimi i Berishës:

Homazh për DHIMITËR ANAGNOSTIN
Të dashur miq, familja e nderuar Anagnosti, miqtë e saj, bota e artit, filmit, kulturës janë në zi e dhimbje.
Për Dhimitër Anagnostin, kollos i regjisë, filmit, skenarit, intelektual i shquar i kombit, ish-ministër i aftë dhe dinjitoz, atdhetar, prind, bashkëshort e qytetar shembullor, dielli perëndoi përgjithmonë.

Por Dhimitër Anagnosti do jetojë përgjithmonë në krijimet, veprën, trashëgiminë e tij të ndritur.
Duke shprehur nderimin dhe mirënjohjen time më të thellë për kontributin, veprën e tij të pavdekshme, bashkëpunimin që kemi pasur, shpreh gjithashtu familjes së tij të nderuar, Rozës, fëmijve, miqve, të afërmve ngushëllimet më të ndjera të miat dhe të PD, dhe lutem së bashku me ta që shpirti i madh i Dhimitrit të tyre të dashur të gjejë paqen e merituar. #sb

Të fundit