Flash News

Ditari i Opozitës

Noka nga protesta: Veliaj, simboli i babëzisë dhe kreu i inceneratorit të Tiranës

Noka nga protesta: Veliaj, simboli i babëzisë dhe kreu i inceneratorit

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka foli nga protesta e thirrur nga AMT para Bashkisë së Tiranës, për të kërkuar dorëheqjen e Erion Veliajt.

Para mediave, Noka tha se qytetarët po protestojnë sot para simbolit të babëzisë dhe kreut të inceneratorit të Tiranës.

Noka i bëri thirrje Veliajt të japë dorëheqjen sepse ai nuk mund të përfaqësojë qytetarët e Tiranës.

"Ne jemi në rolin e protestuesit dhe në dijeninë tonë këtë protestë e ka organizuar Alenaca për Mbrojtjen e Teatrin. Qytetarët po protestojnë se këtu kanë simbolin e babazisë dhe kreu i inceneratorit të Tiranës.

Në jemi sot në rolin e një qytetari në këtë protestë. Foto e publikuar dje janë foto të resorteve turistike të pallateve në Tiranë të dhëna me lejen e Veliajt. Taksat e qytetarëve të Tiranës kanë shkuar për ndërtimin e  pallateve dhe resorteve të drejtorëve të Veliajt. Del në përgjime se Veliaj është ortak me to. Kur ka akuza të tilla gjëja më minimale është që të dorëhiqet dhe të hetohet skandali.

I bëj thirrje drejtuesit të inceneratorit që të japë dorëheqje pasi ai nuk mund të përfaqësojë më qytetarët e Tiranës", deklaroi Noka.

Të fundit