Flash News

Ditari i Opozitës

Paketa anti-krizë, deputetët e PD: Tallje e radhës me qytetarët

Paketa anti-krizë, deputetët e PD: Tallje e radhës me

Deputetët e PD-së, Jorida Tabaku dhe Arbi Agalliu dolën në një konferencë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, ku floën për paketën anti-krizë të qeverisë.

Tabaku refuzoi ta konsideronte ndihmë, duke akuzuar qeverinë se po tallet me qytetarët.

“Nëse mund ta quajmë paketë lëmoshe i bëjmë nder sepse paketë nuk quhet. Është një tallje e radhës që nuk i përgjigjet qytetarëve. Rritja e pagave ndodh vetëm në vit elektoral. Unë nuk e di se çfarë vlere ka paketa për mbjelljen e grurit kur ai duhet të kishte filluar të mbillej. Kjo është një lëmoshë. Është viti më i vështirë ekonomik për qytetarët”, deklaroi ajo.

Qsharake e konsideroi edhe Arbi Agalliu ndërsa ngriti pyetjen se ku po shkojnë paratë që shteti ka përfituar nga rritja e çmimeve.

“Pyetja që shtrohet është ku shkojnë këto para? A shpërndahen drejtë në ekonomi duke i krijuar asaj frymëmarrjen e nevojshme, duke përkrahur shtresat vulnerabël, duke mbështetur sipërmarrjet familjare?”-shtoi deputeti.

 

Të fundit