Flash News

Ditari i Opozitës

Pas PD-së, Partia e Lirisë del me 6 propozime për qeverinë: Shqipërinë e pret gremina ekonomike

Pas PD-së, Partia e Lirisë del me 6 propozime për qeverinë:

Pas PD-së, ka qenë Partia e Lirisë që ka dalë me disa propozime për qeverinë referuar situatë së vështirë ekonomike në vend. Sekretari i Përgjithshëm, Tedi Blushi ka deklaruar se rritja e çmimeve është abuzive.

Ai ka theksuar se Shqipërinë e pret gremina ekonomike dhe shpopullimi masiv. Për të shmangur falimentin, Partia e Lirisë propozon 6 masa:

1. Indeksoni pagat!

2. Rritni rrogat dhe pensionet!

3. Mbështetni financiarisht me të paktën 50-70 euro në muaj çdo qytetar mbi 18 vjeç!

4. Ulni TVSH-në për produktet e konsumit, duke ndjekur shembujt e vendeve të rajonit.

5. Që turizmi të marrë frymë, mbështeteni me paketa konkrete ndihme.

6. Lehtësoni çmimin e karburanteve duke pezulluar taksën e qarkullimit dhe taksën e karbonit, (nismë ligjore e depozituar tashmë në Kuvend), sepse edhe ukrainasit në luftë e blejnë sot naftën më lirë (1.4 eu/litër) se shqiptarët në (1.9 eu/litri).

 

Të fundit