Flash News

Ditari i Opozitës

PD çon në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen Rama-Meloni për refugjatët

PD çon në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen Rama-Meloni

Partia Demokratike ka dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese një padi për marrëveshjen e refugjatëve, të firmosur nga kryeministri Edi Rama dhe homologia e tij, Giorgia Meloni.

Sipas marrëveshjes në fjalë do të ndërtohen dy kampe për qëndrimin e refugjatëve, në Shëngjin dhe Gjader. Pritet që në Shqipëri të mbërrijnë të paktën 30 mijë refugjatë që do të ndalohen nga autoritetet italiane.

Në një dalje për mediat, Lindita Metaliaj deklaroi se kjo është një marrëveshje antiligjore.

“Dorëzuam padinë për këtë marrëveshje, pasi jemi në mbrojtje të interesit të qytetarëve. Nuk mundet të vendosë për fatin e vendit tonë në shkelje të të drejtave të njeriut. I jemi falënderues popullit italian, por kjo nuk ka të bëjë me ta. Ne do të presim vendimin e gjykatës Kushtetuese dhe nëse pajtohet apo jo kjo marrëveshje me Kushtetutën e Shqipërisë”, tha Metaliaj.

Të fundit