Flash News

Ditari i Opozitës

PD fitoi 5 mandate në Korçë, Spaho: E realizuam objektivin!

PD fitoi 5 mandate në Korçë, Spaho: E realizuam objektivin!

Partia Demokratike ka fituar 5 mandate në Korçë, një më shumë se në zgjedhjet e 2017-s, duke ia "rrëmbyer" LSI-së.

Kandidati demokrat në qarkun e Korçës, Edmond Spaho u shpreh para medias se PD e ka realizuar objektivin me 5 mandate me një rritje 20%.

“Sapo ka përfunduar numërimi i votave në qarkun e Korçës. PD ka realizuar objektivin në këtë fushatë. Kemi marrë 5 mandate me një rritje 20% të votave në krahasim me vitin 2017.

Falenderoj qytetarët që na mbështetën në këtë fushatë të vështirë dhe strukturat e PD. Duke i dhënë alternativa qytetarëve të këtij qarku”, u shpreh Spaho.

 

Të fundit