Flash News

Ditari i Opozitës

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, votohet për emrat e anëtarëve të kryesisë

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, votohet për emrat e

Sot Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha do të mbledhë Këshillin Kombëtar për të zgjedhur Kryesinë e re.

Emrat që do të kandidojnë u zyrtarizuan mbrëmë, të cilët do të kalojnë për votim në Këshillin Kombëtar.

Mes 47 emrave të publikuar, ra në sy rikthimi i Jozefina Topallit, Arben Imamit dhe Florion Mimës, ndërsa nuk munguan edhe surprizat, si kandidimi i deputetes Ina Zhupa si dhe deputetit Kasëm Mahmutaj, të cilët ishin të vetmit që morën pjesë në Kuvendin e 30 Prillit.

Nga 47 kandidatët, vetëm 20 do të zgjidhen. Në rend të ditës së punimeve përveç zgjedhjes së Kryesisë së PD do të jenë dhe pika të tjera që lidhen me organizimin dhe drejtimin e PD.

 Me zgjedhjen e Kryesisë nga Këshilli Kombëtar, përfundon mandati i Komisionit të Rithemelimit.

Të fundit