Flash News

Ditari i Opozitës

PD nxjerr foton e Ndriçim Jonuzit me kryebashkiakun e Kavajës dhe zyrtarë të policisë: Sulmuesit janë njerëzit e Ramës

PD nxjerr foton e Ndriçim Jonuzit me kryebashkiakun e Kavajës dhe
Foto e publikuar nga PD

Pas qëndrimit të kryeministrit Edi Rama dhe vetë autorit të plagosjes Ndriçim Jonuzi lidhur me ngjarjen e djeshme në zyrën elektorale në Kavajë, ka reaguar Partia Demokratike.

Kjo e fundit ka publikuar një foto, që sipas PD, dëshmon se pas ngjarjes, ku mbeti i plagosur sekretari i shtabit, Bledar Okshtuni, janë njerëzit e Edi Ramës.

Në foton e nxjerrë nga PD, është Jonuzi me kryebashkiakun e PS në Kavajë, Redian Krali dhe dy zyrtarë të policisë pashkiake, duke darkuar bashkë. Sipas PD, kryeministri po përpiqet të manipulojë ngjarjen.

"Edi Rama merret me gënjeshtra dhe manipulime ndërkohë që dhunuesit nuk janë arrestuar akoma! Asnjë gënjeshtër nuk e ndihmon dot Ramën, sepse të gjitha faktet dëshmojnë se sulmuesit e djeshëm janë njerëzit e tij dhe kanë vepruar me qëllim. Ky është një sulm kriminal kundër demokracisë sonë nga një njeri që tashmë e di se do t’i humbe zgjedhjet", thuhet në reagimin e PD.

 

Të fundit