Flash News

Ditari i Opozitës

Përfundon mbledhja e kryesisë, Kadilli: U miratua vetëm 1 nga 5 kërkesat e mia, sfidoj Bashën për debat publik

Përfundon mbledhja e kryesisë, Kadilli: U miratua vetëm 1 nga 5

Ka përfunduar para pak minutash mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike, e cila ka zgjatur rreth tre orë.

Fatbardh Kadilli, tashmë zyrtarisht kandidat për kryetar të PD-së, pas daljes nga selia blu është shprehur se nga 5 kërkesat që ai propozoi sot, kryesia i miratoi vetëm të parën.

Ai tha se këmbënguli për një debat publik mes kandidatë dhe e ftoi sërish kryetarin aktual Lulzim Bashën në debat.

"Kërkesa që unë paraqita sot, nga 5 kërkesat u miratua vetëm e para, sepse unë kërkova që të jetë e gjithë lista e miratuar. 4 pikat e tjera, pjesa e administrative, e ngritjes së administratës dhe pjesa e listave nuk gjeti debat. Çështja më kryesore që unë vazhdoj të këmbëngul dhe është çështje politike dhe që do i shërbente Partisë Demokratike, do ishte çështja e një debate. Propozova në mënyrë këmbëngulëse që të kishte debat, që anëtarësia të ketë mundësi që të dëgjoj të 4 kandidatët në një debat të hapur. Do ishte një lehtësi për kandidatët, për vetë anëtarësinë dhe balancim mes forcave që kanë tre kandidatët që janë jashtë dhe kandidatët që janë në zyrë. Lulzim Basha është i sfiduar nga unë personalisht për të dalë në një debat publik. Skemi pse të fshehim asgjë të vërtetat tona duhet ti ballafaqojmë në sytë e publikut. Nëse ne do kishim sot do kishim një debat publik për të vërtetat e PD, do kishim një kryetar që do fillonte që sot të ngrinte opozitën e re." tha Kadilli.

Kryesia e Partisë Demokratike votoi sot unanimisht katër kandidatë për postin e kryetarit të partisë;kryetarin aktual Lulzim Basha, deputeti i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit Agron Shehaj, anëtari i kryesisë Fatbardh Kadilli dhe ish-zv.ministren e Jashtme Edith Harxhi. Nga gara janë skualifikuar 5 kandidatët e tjerë:Ibsen Elezi, Admir Mulaj, Edmond Vrapi, Sabri Hoxha dhe Mirjan Jasharllari. Këta të fundit janë skualifikuar sepse sipas statusit nuk përmbushin kriteret për të garuar si kryetar të partisë.

Nga nesër, kandidatët do kenë mundësi që të bëjnë fushatë, duke publikuar platformën e tyre. Këta individë do të shpalosin platformën e tyre deri më 11 qershor dhe më 13 qershor zgjidhet kryetari i ri i PD-së.

 

Të fundit