Flash News

Ditari i Opozitës

Përfundon takimi i Begajt me krerët e partive të vogla, Mediu: Jemi dakord për datën 14 maj

Përfundon takimi i Begajt me krerët e partive të vogla, Mediu:

Ka përfunduar edhe takimi i presidentit me krerët e partive të vogla si Fatmir Mediu, Dashamir Shehi, Vangjel Dule dhe Agron Duka. Takimet e sotme në presidencë kanë patur fokus zgjedhjet lokale dhe përcaktimin e datës.

Fatmir Mediu tha se data 14 është data më e mirë për zgjedhjet vendore. Kjo është data që është përfolur më shumë dhe që pritet të shpallet si dita kur do të mbahen zgjedhjet lokale.

“Menduam që data 14 është data më e fundit, është data më e mirë, duke pasur në konsideratë dy reforma shumë të rëndësishme, territoriale që kërkon kohën e vet për implementim nëse arrihet konsensus, dhe reforma zgjedhore. Mendimi ynë është për 14 majin”, tha Mediu.

 

Të fundit