Flash News

Ditari i Opozitës

Pezullimi i fluturimeve, Basha akuza Ramës: Je i vetmi përgjegjës, ndërprit menjëherë grevën

Pezullimi i fluturimeve, Basha akuza Ramës: Je i vetmi

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka reaguar lidhur me pezullimin e fluturimeve hyrëse dhe dalëse në aeroportin e Rinasit pas grevës së kontrollorëve të AlbControl.

Përmes një postimi në Twitter Basha ka akuzuar Ramën për këtë situatë, duke i bërë thirrje që të ndalë grevën.

"Rama e di tashmë fare mirë se do të humbasë, prandaj po përdor çdo marifet të pisët. Pas grevës në aeroport që dëmton qytetarët shqiptarë qëndron vetë Rama. Ai është i vetmi përgjegjës për këtë. I bëj thirrje Ramës ta ndërpresë menjëherë grevën dhe të ndalë kërcënimet ndaj shqiptarëve që sot duan ndryshim dhe shpresë pas 8 viteve të dështimeve të tij", shkruan Basha.

Pezullimi i fluturimeve, Basha akuza Ramës: Je i vetmi

Të fundit