Flash News

Ditari i Opozitës

Presidenti i ri, Alibeaj: Procesi të jetë transparent, jo i mbyllur në zarf, PD do dalë me një qëndrim

Presidenti i ri, Alibeaj: Procesi të jetë transparent, jo i mbyllur

Kreu i grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj ka kundërshtuar procedurën që PS po ndjek për propozimin e emrit të Presidentit të ri. Referuar depozitimit të emrave në zarfe nga socialistët, Alibeaj tha se duhet të jetë një proces transparent, dhe jo i mbyllur në zarf.

Enkelejd Alibeaj ka dhënë një deklaratë për mediet lidhur me procedurën e ndjekur nga PS për zgjedhjen e Presidentit të ri. Alibeaj tha se procesi duhet të jetë transparent dhe jo i mbyllur në zarf.

 


“Presidenti ashtu si e thotë Kushtetuta është kryetar i shtetit dhe mbi të gjitha përfaqëson unitetin. Ky është frymëzimi nga i cili duhet të niset procesi. Nëse një proces është gjithëpërfshirës e transparent, jo i mbyllur në zarf do japë produktin e duhur. Duhet nisur me këmbën e mbarë, duke respektuar Kushtetutën dhe traditën. Unë besoj se kushdo me një ngjarje kaq të madhe siç është zgjedhja e kreut të shteti procesi duhet të jetë transparent, gjithëpërfshirës dhe në sytë e shqiptarëve”,
tha Alibeaj.

I pyetur nëse do të ulet së bashku me maxhorancën në tryezën e diskutimeve, Alibeaj tha se grupi i PD do të mbajë një qëndrim mbi procesin duke zhvilluar një diskutim të gjatë.

“Do te jetë Grupi i PD që do të mbajë qëndrimin e vet mbi procesin , kriteret. Është bërë rutinë mbledhja e Grupit Parlamentar dhe do duhet ta vazhdojmë sepse nuk është Presidenti i deputetëve, është i shqiptarëve. Këtë do bëjmë ne, këtë do bëjë grupi i PD në një diskutim të plotë”, shtoi Alibeaj.

Të fundit