Flash News

Ditari i Opozitës

Protesta e 22 marsit, Berisha: Do jetë betejë për të hapur dyert e integrimit që i ka mbyllur Rama

Protesta e 22 marsit, Berisha: Do jetë betejë për të hapur

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli për protestën e 22 Marsit, e cila do të mbahet para Kryeministrisë.

Berisha tha se protesta është një betejë për integrimin, për të hapur dyert që Rama i ka mbyllur Shqipërisë.

“22 marsi është ditë frymëzimi për shqiptarët, është dita kur de facto me votë rrëzuan diktaturën më të egër që kishin njohur. 22 marsi është dita në të cilën shqiptarët ftohen në kryengritjen e tyre më të fuqishme paqësore që ka njohur Tirana dhe Shqipëria.

Sot, çdo qytetari i them kaq, se fati i tij, fati i Shqipërisë është sot më shumë se kurrë në duart e qytetarëve. Kjo është e vërtetë për aq sa është fat integrimi i Shqipërisë në BE se ai është fati më i mirë për Shqipërinë dhe për çdo qytetar. Pra, 22 marsi është një betejë për Europën, për rrugën evropiane. Është një betejë kundër një njeriu që për të mbrojtur vjedhjet e tij, iu mbylli shqiptarëve dyert e integrimit në BE”, tha kryedemokrati.

Të fundit