Flash News

Ditari i Opozitës

Protesta e opozitës, Berisha: Faktuam se shqiptarët nuk pajtohen me bllokimin e shtetit ligjor

Protesta e opozitës, Berisha: Faktuam se shqiptarët nuk pajtohen me

Kreu i PD Sali Berisha deklaroi se kryengritja paqësore e opozitës ka treguar se shqiptarët nuk pajtohen me bllokimin e ligjit dhe se nuk janë një komb pengmarrës.

Sipas Berishës, protestat e opozitës e kanë goditur Ramën, teksa theksoi se përpor presionit dhe terrorit nën të cilin janë demokratët, sërish faktuan se janë opozita e vërtetë.

“Ne kemi damkosur Edi Ramën dhe qeverinë e tij. Me kryengritjen tonë paqësore kemi faktuar se shqiptarët nuk pajtohen me bllokimin e shtetit ligjor. Me kryengritjen tonë paqësore kemi faktuar se shqiptarët nuk janë një komb pengmarrës, nuk kanë kulturë pengmarrjen. Me kryengritjen tonë paqësore, ne kemi plagosur bishën në mënyrë përfundimtare.

Shqiptarët çdo ditë kuptojnë që stimulari i të gjitha vjedhjeve në Shqipëri dhe sistemit korruptiv është Edi Rama dhe familja e tij. Shqiptarët çdo ditë e më shumë po njihen me dimensionet e dosjes Rama-Balluku,por po kaq të egra dhe të shëmtuara janë dimensionet e dosjes së Aksh të lindave të tij, Lindave të Akshit.

Demokratët janë në një presion të jashtëzakonshëm, por duhet të jenë më krenarë se kurrë, sepse në kushtet të një terrori të vërtetë psikologjik, në kushte të një terrori të vërtetë mediatik, në kushte të një terrori policesk, ata ju faktuan shqiptarëve dhe botës që janë opozita e vërtetë e këtij vendi”, deklaroi kryedemokrati.

 

Të fundit