Flash News

Ditari i Opozitës

Pse nuk votuan zgjatjen e vettingut? Spaho: Opozita nuk mund të shërbejë si mashë e maxhorancës

Pse nuk votuan zgjatjen e vettingut? Spaho: Opozita nuk mund të

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe deputetët e tij nuk votuan për zgjatjen e mandateve për organet e vettingut. Vetëm opozita dhe maxhoranca i dhanë ‘dritë jeshile’ zgjatjes së vettingut.

Deputeti Edmond Spaho, në një intervistë për ABC Neës, u shpreh se nëse do të qëndronin në Kuvend dhe do votonin zgjatjen e vettingut “Do përdorej si argument për të thënë se këta janë kundër reformës në drejtësi”.

Spaho tha se opozita nuk duhet të jetë mashë e maxhorancës që kjo e fundit të arrrijë objektivat e saj. Ai theksoi se edhe në marrdhënie me ndërkombëtarët nuk duhet gjetur rruga më e shkurtër, por duhen parë edhe interesat e opozitës.

“Janë bërë gabime të mëdha. Këto duhen evidentuar. Duhet  një debat për të parë se çfarë nuk eci. Opozita nuk mund të shërbejë si mashë e maxhorancës për të arritur objektivat e saj. Edi Rama e ka kapur një pjesë të sistemit të drejtësisë. Ku janë garancitë që me këtë trupë që kapi gjysmën nuk do kapë edhe gjysmën tjetër. Edhe me ndërkombëtarët nuk duhet gjetur rruga më e shkurtër por duhen para edhe interesat e opozitës. Ka frikë edhe nga problemet që mund të ketë, ai e di më mirë, dhe që është folur edhe në media vazhdimisht edhe për dosjen e Nick Muzin dhe për këtë tjetrën të Toyota Yaris”, shtoi ai.

Lidhur me dëshminë e Lulzim Bashës sot para SPAK për çështjen “Toyota Yaris”, Spaho tha se kryedemokrati duhet të tregojë burimin e informacionit.

“Basha duhet të tregojë burimin ku e ka marrë këtë informacion. Nuk e di ia ka thënë apo jo prokurorëve belgë”, tha Spaho.

Të fundit