Flash News

Ditari i Opozitës

Pyetet për Bashën, Bardhi: Nuk jam unë në emisionin që kërkoj të humburit

Pyetet për Bashën, Bardhi: Nuk jam unë në emisionin që

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka folur për mediat pas përfundimit të mbledhjes.

Bardhi u pyet për Lulzim Bashën, i cili ka munguar në Kuvend. Demokrati ironizoi duke thënë se nuk është në emisionin ku kërkohen të humburit dhe se e ka parë Bashën të vrapojë vetëm për ligjin e çimentimit të Kushtetutës.

“Kushdo që ndjehet në opozitë do të duhet ti bashkohet frontit opozitar, Kushdo që nuk ndjehet opozitë, nuk mund të bashkohet bëjani pyetjen Bashës, kërkojeni që të dalë nëse është fshehur kërkojeni.

Do të duhet ta pyesni nëse ndihet apo jo në opozitë. Nuk e shikoj fare, ashtu siç nuk e shikoni ju. E kam parë vetëm një herë të vrapojë në parlament për ligjin e çimentimit të Kushtetues. Na ka humbur nga vështrimi. Nuk jam unë në emisionin që kërkoj të humburit”, tha Bardhi.

 

Të fundit