Flash News

Ditari i Opozitës

Raporti me SHBA nëse rimerr PD-në? Berisha për Yuri Kim: Nuk pranoj guvernatore

Raporti me SHBA nëse rimerr PD-në? Berisha për Yuri Kim: Nuk

Nëse i rikthehet drejtimit të Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se do të ruajë të njëjtat vlera properëndimore, por nuk do të pranonte kurrë guvernatorë.

Deklaratën në fjalë, Berisha ia referon ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim për të cilën ka deklaruar shpesh se po merr rolin e një guvernatoreje dhe jo një ambasadoreje.

“Dëshmi për këtë është që ka qenë qeveria e PD-së që ka anëtarësuar Shqipërinë në NATO dhe çdo që është arritur ka qenë vepër e saj në tërësi. Nuk lëviz unë kurrë nga këto parime. Vetë  kjo lëvizje, kushdo që e lexon atë status është sanksionimi më i madh më i fuqishëm i vlerave të demokracisë amerikane dhe perëndimore.  Sa i përket ambasadori Amerikan absolutisht do të jetë më i nderuari por s’do pranohet kurrë dhe skam pranuar kurrë guvernator. Ky vend është bërë i pavarur me ndihmën e jashtëzakonshme të një presidenti amerikan. Do të respektohet në shkallë maksimale si ambasador, por nuk do të pranohet kurrë si guvernator”, u shpreh Berisha.

 

Të fundit