Flash News

Ditari i Opozitës

Replikat e zgjatura, Shehi kritikon Ramën dhe Bashën: Kjo është salla e të gjithë shqiptarëve, jo e 2 vetave

Replikat e zgjatura, Shehi kritikon Ramën dhe Bashën: Kjo

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka 'kritikuar' kryeministrin Edi Rama dhe kryedemokratin Lulzim Basha për replikat të cilat zgjatën rreth dy orë në seancën e sotme.

Nga foltorja e Kuvendit, Shehi tha qytetarët nuk i kanë votuar 140 deputetë për të folur vetëm 3 prej tyre. Gjithashtu shtoi se ka nevojë për një kufi, pasi kjo situatë po përsëritet çdo javë.

"Nuk mund t’u jap mend po një këshillë të vogël. Kemi gjithë mëngjesin këtu që kryetari i opozitës dhe kryeministri bëjnë replikë me njëri tjetrin. Po nuk duhet të jetë pafund, sepse kthehet në dialog, duhet vënë një kufi sepse kështu denatyralizohet parlamenti shqiptar.

Kështu që e mira është t’ua japim fjalën po jo të flasin pafundësisht. Njerëzit na kanë votuar 140 deputetë këtu. Për çfarë? Për të dhënë mendim. Jo për të fol 3 vetë. Kjo është sallë e të gjithë shqiptarëve, jo e 2 vetave. Kjo punë po teprohet javë për javë”,  tha Shehi.

 

Të fundit