Flash News

Ditari i Opozitës

Rezoluta për genocidin serb, Berisha: Ligjet e demokratëve i mbajnë në sirtar, Rama vasal i Vuçiç

Rezoluta për genocidin serb, Berisha: Ligjet e demokratëve i

Në mbledhjen me grupin parlamentar të Partisë Demokratike, Sali Berisha foli për rezolutën lidhur me genocidin serb. Kreu i kësaj force politike tha se kjo rezolutë ka mbi 9 muaj në Parlament dhe e mban kryetarja Lindita Nikolla me urdhër të Edi Ramës.

"Ligjet që kanë dorëzuar deputetët demokratë, ata i mbajnë në sirtar. Rezoluta për gjenocidin në Kosovë, ka mbi 9 muaj në parlament. E mban në mënyrën më antiligjore dhe më antikushtetuese, kryetarja e parlamentit, Linda me urdhër të Edi Ramës. Ky është një akt i pashembullt në histori."

"Edi Rama me këtë qëndrim dëshmon se është një puthador, një vasal që zbaton urdhrat e Aleksandër Vuçiç. Edhe njëherë, duhet t’u bëj shumë të qartë, se dokumente ndërkombëtare, se komisioni i krijuar për hetimn dhe shkaqet e krimeve në Luftën e Parë Botërore, i përcakton masakrat në Lumë, si një gjenocid i mirëfilltë."

"Ultranacionalistët serbë janë të gatshëm t’i përsërisin nëse bota e qytetëruar nuk u vë një fre. Operacioni ‘Patkoi’ ishte operacioni më barbar i planifikuar ndonjëherë dhe që u zbatua në Kosovë.
Ndaj ne do insistojmë me të gjithë forcën tonë, për kalimin e rezolutës."

 

Të fundit