Flash News

Ditari i Opozitës

Rikthimi i Bashës në krye të PD? Gjekmarkaj në ‘Politiko’: Do ishte vetëvrasje politike

Rikthimi i Bashës në krye të PD? Gjekmarkaj në

Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj thotë se ish kreu i PD, Lulzim Basha mbetet një aset në PD, por nëse do ketë ambicie për t’u rikthyer në krye të partisë do të ishte një vetëvrasje politike.

“Besoj se Basha është ende aset i PD por kurrë më shpresa e saj. Nëse ushqen për tu rikthyer në krye të PD pas një gjyqi do ishte vetëvrasje politike. Nuk duhet që PD të ndahet në dy pjesë, i japin dorë PS mazhorancës në pushtet. Nuk ka arsye ti ushqejmë rikthimin në PD kur i ka patur shanset. E udhës është të hapësh krahun. Ai për momentin është dorëhequr”, u shpreh Gjekmarkaj në emisionin ‘Politiko’ në Top News.

Gjekmarkaj tha se nuk ka patur më kontakte me Bashën që pas 7 marsit kur ka konsumuar me të një kafe. “U bë kohë që nuk kam patur kontakte, që pas 7 marsit kur kam pirë vetëm një kafe me të”, tha deputeti demokrat.  

 

Të fundit