Flash News

Ditari i Opozitës

Rikthimi në PD? Berisha: Pozicionin tim do ta përcaktojë Anëtarësia, mirëpres çdo rival

Rikthimi në PD? Berisha: Pozicionin tim do ta përcaktojë

Ish kryeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje demokratëve të Korçës të firmosin për thirrjen e Kuvendit duke u shprehur se pozicionin e tij në PD do ta përcaktojë anëtarësia.

Nga ‘Foltorja’ e radhës e mbajtur në Korçë, Berisha tha se do të jetë i hapur për çdo funksion.

“Ftoj çdo delegat të firmosë formularin për Kuvendin. Mbledhja e tij është jetike për të shpëtuar Partinë Demokratike. 

Përpjekja ime nuk është personale. Qëllimi madhor është kthimi i votës së lirë tek qytetarët. Ju do të pyesni ku e sheh veten? Unë pyeta veten pse ma bënë këtë? Çfarë kam bërë unë? Unë kisha denoncuar krimin, korrupsionin dhe isha kundër ndryshimit të kufijve.

Një thirrje e brendshme ishte që ti do të rikthehesh. Unë nuk kisha rol drejtues. Tani do të rikthehem i hapur për çdo funksion. Në mënyrë absolute do të mirëpres çdo rival dhe rivalët ne nuk i largojmë. Anëtarësia e PD-së do të përcaktojë pozicionin tim”,- tha Berisha.

 

Të fundit