Flash News

Ditari i Opozitës

Refuzimi i rezolutës për gjenocidin serb, Këlliçi: Provë e vëllazërisë Rama-Vuçiç

Refuzimi i rezolutës për gjenocidin serb, Këlliçi:

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar pas rrëzimit të rezolutës së propozuar nga opozita për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Këlliçi shkruan se ky vendim është sipas tij një akt, jo vetëm antidemokratik, por edhe antishqiptar nga ana e mazhorancës.

Sipas Këlliçit, debati në konferencën e kryetarëve nxori në pah jo vetëm vrasjen e demokracisë, por edhe një përmasë shqetësuese të qëndrimit të qeverisë shqiptare kundër interesave kombëtare.

Këlliçi thotë se rrëzimi i rezolutës për gjenocidin është në vijë me politikat e Serbisë dhe në kundërshtim me ato të qeverisë së Kosovës.

Postimi i plotë:

Sot mohimi i debatit parlamentar përveç vrasjes së demokracisë, nxorri në pah edhe një përmasë tjetër, atë antishqiptare të qeverisë Rama!

Rezoluta e propozuar nga opozita për të dënuar genocidin serb nuk është thjesht dhe vetëm një çështje e ditës, është qëndrim i domosdoshëm kombëtar, pavarësisht kahut ideologjik, si dhe detyrim i dalë nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.

Në kontekstin kur kryeministri i Shqipërisë mban një qëndrim të hapur kundër qeverisë së Kosovës dhe ndërhyn pro Serbisë në implementimin e pikave të marrëveshjes mes shteteve, mohimi i Rezolutës kundër Genocidit Serb, vetëm sa i shton provat për një bashkëfajësi dhe vëllazëri Rama - Vuçiç kundër faktorit shqiptar.

Të fundit