Flash News

Ditari i Opozitës

Seanca për "Partizanin", Gjokutaj: Kam dyshime të forta për kallëzim të rremë, Balla nuk kujtonte akuzat

Seanca për "Partizanin", Gjokutaj: Kam dyshime të forta

Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj, ka deklaruar se procesi për çështjen e njohur si “Partizani” është i sajuar, duke vënë në pikëpyetje dëshminë e deputetit Taulant Balla në SPAK, e cila zgjati rreth tre orë.

Në një prononcim për mediat, Gjokutaj u shpreh se Balla “nuk dinte çfarë akuzash ka bërë në kallëzim”, ndërsa sipas tij, gjatë dëshmisë ai i është referuar kryesisht mediave dhe nuk ka pasur qartësi mbi përmbajtjen e akuzave.

“Është drejtësi që dëgjon 4 orë e gjysmë një dëshmitar, i cili 50% të dëshmisë nuk e mbante mend dhe 50% i referohej mediave. Balla nuk dinte çfarë akuzash ka bërë në kallëzim. Thoshte korrupsion, ndërkohë që kallëzimi është për shpërdorim detyre”, u shpreh Gjokutaj.

Ai shtoi se çështja është e sajuar dhe ngriti dyshime për kallëzim të rremë, duke lënë të kuptohet se, sipas tij, vetë procesi nuk ka bazë penale.

“Sot pas dëshmisë kam dyshime të forta që jo vetëm është konsumuar element i kallëzimit të rremë, por duhet edhe hetim më i thellë. SPAK e mori ditën e punës për sot. Çështja nuk ka fakt penal”, përfundoi ai.

Të fundit