Flash News

Ditari i Opozitës

“Shko andej nga erdhe”, Berisha i kërkon Bashës të dorëzojë mandatin, mesazh për deputetët e PD

“Shko andej nga erdhe”, Berisha i kërkon Bashës të

Ish kryeministri Sali Berisha i ka kërkuar kreut të PD Lulzim Basha që të dorëzojë mandatin e deputetit.

Nga Fieri në takimin me demokratët, Berisha u ka përcjellë edhe një mesazh deputetëve të PD.

Peng-Basha do jetë mirë të shkojë andej nga erdhi. Nuk ia ka bërë partisë atë që i bëri ai. Pengesën që nuk duhet të përzihem në jetën e brendshme të PD e kisha. Atij i thoja cdo gjë. Për ju bëja gjithçka që të fitonte pa më shkuar mendja se është kaq i pabesë.

Pse Amerika vlerëson pabesinë? Ne jemi komb i besës. Cdo thoshte po të mblidhte forumin? Nuk fitonte. Jep dorëheqjen. Kur të kanë peng nuk të lejojnë.

Uroj që të dorëzojë edhe mandatin dhe të shkojë nga erdhi. Do ti bëj thirrje miqësore: Grupi parlamentar i PD është institucion themelor i PD. Shprehni mendimet tuaja, por asnjë lloj bashkëpunimi të diktuar nga Basha me Ramën mos e pranoni sepse jemi në proces. Ti mbarojmë proceset tona, të shprehni vullnetin tuaj dhe më pas të ecim. Ndaj miqtë e mi deputetë asnjë lloj vendimi të Bashës për të shkelmuar PD mos e pranoni”, u shpreh Berisha.

Të fundit